TIRANË - Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho i është drejtuar me një letër ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ku kërkon ndëshkimin dhe vënien para ligjit të Pirro Ahmetajt, këshilltarit ushtarak të Presidenti Nishani. Dy ditë më parë Gjenerali i Brigadës Ahmetaj ka bërë deklarata të forta dhe fyese kundër deputetëve anëtarë të këtij komisioni parlamentar duke i identifikuar ata si ?ish-sigurimsa, aleanca e kriminelëve, medikokër?....
Letra, të cilën Shqiptarja.com e siguron, i shkon për dijeni edhe kreut të shtetit Bujar Nishani dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.
?Znj. Ministre, duke qenë se prononcimet publike të Ushtarakut Aktiv Gjeneral Brigade Pirro Ahmetaj vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe me ligjet në Republikën e Shqipërisë, me ligjet që normojnë veprimtarinë dhe drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kërkojmë: Nisjen e procedurave disiplinore për ushtarakun Pirro Ahmetaj me gradë Gjeneral Brigade, me detyrë Këshilltar Ushtarak pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore si dhe marrjen e masave që parashikon ligji në këto?
Braho e vë në dijeni ministren për deklaratat e Ahmetajt jashtë etikës së ushtarakut, të cilat lidhen me kundërshtinë e tij ndaj votave pro që deputetët e mazhorancës kanë dhënë për ligjet e reformës së mbrojtjes. Këto janë bërë shkak për përplasje të vazhdueshme mes institucionit të Presidentt dhe mazhiorancës së majtë, ligje të cilat kreu i shtetit i ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend.
Në deklaratën e tij Ahmetaj e quan qasje sovjetikësh të aleancës së kriminelëve, sigurimsave dhe qelbësirave, votimin në Kuvend me 72 nga 100 vota të këtyre ligjeve.