Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare nëpërmjet Minsitrit të Jashtëm Ditmir Bushati, e lexoi më frymë pozitive, raportin e OSBE/ ODIHR, duke u ndalur tek përparimet që sipas tij evidentohen qartë. Bushati tha se, ODIHR, do vijë në Tiranë, për të diskutuar mbi rekomandimet, në mënyrë që ato të kthehen ne një plan të qartë masash për zgjedhjet e ardhshme.
Ditmir Bushati: ?Ka elementë të cilët duhet të adresohen si përsa i përket funksionimit të KQZ-së, administrimit të procesit zgjedhor në nivel kapilar, një roli më të mirë të medias, një përsosmërie përsa i përket etikës në procesin zgjedhor të ndarjes së shtetit nga pushteti?.
Për raportin e OSBE/ODIHR, zyrtarisht ka reguar dhe Partia Demorkatike duke e lexuar si konfirmim të dhunimit të demorkacisë, në 21 qershor. Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, tha se vlersimi i ndërkombetarëve është damka më e zezë që ka marrë një proces zgjedhor në Shqipëri që prej vitit 2003.
Lulzim Basha: ?Qeveria zhbëri dhe dhunoi standartet themelore. Ky raport sjell prova dhe fakte se me 21 qershor nuk pati garë dhe konkurrencë alternativash por shteti u ndesh me qytetarët dhe opozitën?.
Deklaratat e kreut të selisë blu Luzim Basha, kanë marrë reagimin e menjehershëm të kryeministrit Edi Rama, në facebook: ?VajmedetPD flet e s?di ç?flet po kur lexon Raportin e ODHIR-it ngjan tamam si te ishe Sudja duke lexuar me ze te larte Financial Times?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-perparime-ne-administrimin-e-zgjedhjeve-pd-raporti-me-i-zi-ne-histori/