Raporti i OSBE, Basha: Damka më e zezë për zgjedhjet nga 2003

2015-09-09 1

Pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, kreu i PD Basha tha se janë 3 konkluzionet që janë evidentuar e para nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme, u shbënë standadet e vendosura sipas kritereve si dhe u dhunua procesi zgjedhor. Në një dalje për mediat Basha theksoi se kjo është damka e zezë e një procesi zgjedhor që nga 2003

??Raporti përfundimtar për zgjedhjet e 21 qershorit, i cili me plot gojën është damka më e zezë që ka marr një proces zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003. Tre janë konkluzionet kryesore të raportit. E para, më 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme. Togfjalëshi është zhdukur dhe nuk figuron në raport. Kjo sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve duke shënuar një rrëshqitje prapa të demokracisë shqiptare. Raporti konkludon se liria e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë dhe pa frikë nga ndëshkimi i qeverisë, u dhunua.

"Këtu është dhe konkluzioni i dytë kryesor i raportit, zhbërja e standardeve themelore të zgjedhjeve si liria e votës dhe standardet e tjera nuk erdhi as për shka të mungesës së legjislacionit, as prej mungesës së vullnetit , por për shkak të vullnetit të dyshes Rama- Meta për të mos bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të kapur pushtetin me çdo çmim e çdo mjet. Konkluzioni i tretë zbulon meknizmin me anë të të cilit dyshja Rama- Meta dhunuan zgjedhjet për të kapur me çdo çmim pushtetin. Ky raport sjell prova e fakte se më 21 qershor shteti u ndesh me qytetarët dhe opozitën. Pra, jo garë mes partive, po shteti kundër qytetarve?, - tha Basha.

PD tha kreu i demokratëve është e vendosur të qëndrojë me çdo forcë për të kthyer zgjedhje të lira e të ndershme.
?PD është e vendosur të qëndrojë me çdo forcë dhe çdo mjet. Ne së bashku me qytetarët e vendit e kemi të qartë rrugën tonë. Pa rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka dhe nuk do të ketë zhvillim të vendit. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme do të bëhet deri në fund, dhe çdokush që ka prekur votën e qytetarëve do të mbajë përgjegjësi?, deklaroi Basha.