Akuzat për korrupsion, PD: Meta të dorëhiqet, përfitoi miliona euro

2015-09-08 17

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat e saj ndaj kreut të Parlamentit, Ilir Meta, në lidhje me skemën e mashtrimit me miliona euro të publikuar nga disa media vendase. Nëpërmjet një dalje publike, deputeti i PD-së Luçiano Boçi, tha se DIA, firma e Kastriot Ismailajt, iu imponua kompanisë çeke, nga Ilir Meta.

Boçi tha ndër të tjera se Edi Rama dhe Ilir Meta, me ardhjen e tyre në pushtet, i falën kompanisë çeke ÇEZ 600 milionë euro borxhe dhe ndërprenë hetimet dhe ndjekjen penale për aferën korruptive të CEZ-it me Kastriot Ismailaj.

?Sipas dëshmisë së publikuar sot Ilir Meta rezulton drejtpërdrejt i përfshirë në këtë skemë korrupsioni me miliona euro, si lobues që kompania DIA e mikut të tij Ismailaj, të përfitonte shumat e mëdha nga kompania CEZ?, -tha Boçi, duke shtuar se kreu i Kuvendit duhet të japë dorëheqje dhe të paraqitetet para drejtësisë

Ja deklarata e plotë:
Fakte të reja janë publikuar sot për korrupsionin dhe skemën e mashtrimit me miliona euro në CEZ. Agjensia BIRN ka bërë sot publike dëshminë e plotë të ish-drejtorit të CEZ, Hajsek, i cili u ka deklaruar avokatëve të qeverisë shqiptare se DIA, firma e Kastriot Ismailajt, iu imponua kompanisë çeke, nga Ilir Meta.
Drejtori çek ka dëshmuar për lidhjen e fortë të Ismailajt me kryetarin e parlamentit.

Rryshfeti me miliona euro për të cilin akuzohet Ilir Meta shihet nga avokatët e qeverisë shqiptare si provë kyçe në procesin e arbitrazhit që po mbahet në Vjenë.
Ata e konsiderojnë këtë rast si një nga skemat më të mëdha të mashtrimit dhe korrupsionit të vendit tonë. Pikërisht për këto afera skandaloze, qeveria e kryeministrit Berisha i dërgoi për ndjekje penale Kastriot Ismailajn dhe CEZ-in.

Nga ana tjetër Edi Rama dhe Ilir Meta me ardhjen e tyre në pushtet jo vetëm i falën apo ndanë me CEZ 600 milionë euro borxhe të njohura nga CEZ, por ata me një akt mafioz e të kundraligjshëm nënshkruan për të ndërprerë hetimet dhe ndjekjen penale për aferën e korrupsionit të CEZ me Kastriot Ismailaj.Ndërsa Petrit Ahmeti, i identifikuar nga Hajsek si negociatori për kontratën e Kastriot Ismailajt ka rilindur dhe sot është kreu i ERE, me propozim të Ilir Metës.