17 milion lekë të reja janë investuar në infrastrukturën e spitalit Shefqet Ndroqi ose të njohur ndryshe si senatoriumi. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj inspektoi nga afër vënien në punë të shërbimit të Hermodinamikës dhe tha se ky është një shërbim që duhet të kishte nisur punën që më herët.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se së shpejti ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalin e Shkodrës.
"Unë besoj se praktikisht ajo çka mund të arrijmë vitin e ardhshëm, ne do të mund të ofrojmë këtu 20 për qind të nevojave, që do të plotësojmë vitin e ardhshëm me këtë shërbim, duke marrë parasysh QSUT, këtë shërbim, financimin në mënyrë private dhe pa dyshim kabinetin që do të hapim në spitalin rajonal të Shkodrës", tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.
20% e nevojave që kanë pacientët për të marrë shërbimin e koronarografisë në spitalin Shefqet Ndroqi, do të zgjidhen falë këtij shërbimi të ri. Megjithatë ministri Beqaj nuk nguroi të pranojë se në shërbimin mjekësor ka ende shumë punë për të bërë.
- See more at: http://shqiptarja.com/Shendetesi/2712/beqaj-p-ruron---39-hermodinamik-n--39--tek-ish-sanatoriumi-investim-i-munguar-313975.html#sthash.DtfzFvB0.dpuf