Gjykata jep arrest me burg për Prengën, avokati: Nuk ka prova

2015-09-08 5

TIRANE - Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për deputetin Armando Prengën. Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e deputetit nga policia me akuzën e plagosjes, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Prenga u paraqit në mesditë në gjykatë ndryshe nga paraqitja në Komisionin e Imunitet. Në dyert e gjykatës, Prenga ishte i buzëqeshur. I veshur me kostum gri, por pa kravatë, Prenga u përpoq të fshinte pranga duke mbajtur xhaketën të hedhur mbi duar.

Përveç Prengës, në gjykatë janë paraqitur edhe të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë çështje. Seancat gjyqësore për masat e sigurisë zhvillohen me dyer të mbyllura (pa praninë e medies) ndërsa i pari që çeli këtë proces ishte Gjergj Cali, ndaj te cilit Gjykata vendosi te vlerësoje të ligjshëm arrestin dhe te vendosi masën "arrest me burg". I pyetur nga gazetari Arsen Rusta se si ka ndodhur ngjarja, Cali deklaroi ne dalje te gjykatës:

Cali: ?Më lanë në burg se kam sulmuar shtetin. Më kanë vrarë në polici brenda"
Gazetari: Keni kërkuar ndihmë tek policia dhe Tahiri?
Cali: "Tek Saimir Tahiri"
Gazetari: Cfarë ju tha?
Cali: "Më ka thënë të tana punët i ke në rregull".

16:40 Avokati: Vendimi i padrejtë, nuk ka prova

Avokati i Armando Prengës pas dhënies së vendimit e cilësoi si të padrejtë pasi sipas tij nuk ka asnjë provë. Baftjar Rusi tha se ?hetimi nuk është i drejtë nuk është ligjor?.
?Provat dhe me hetimet e deritanishme nuk justifikohet qëndrimi në burg dhe në bindjen time duke iu referuar akteve për përcaktim e masës duhet të ishte sot qytetar i lirë dhe jo me pranga?, tha Rusi.

Sipas tij, si kamerat e sigurisë ashtu edhe nga deklarimet e punonjësve të policisë nuk vërtetojnë që Prenga ka qenë pjese përleshjes së ndodhur mes dy familjeve Prenga dhe Cali jashtë ambienteve të Komisariatit të Policisë në Laç.

?Nuk ka as ruajte të vendin të ngjarjes dhe as këqyrje. Realisht nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë qoftë edhe indirekte apo nga kamerat e sigurisë të ambientet të komisariatit. Asnjë punonjës i policisë nuk thotë që deputeti ka qenë pjesë e ngjarjes. Dhe realisht nuk ka akuzë as të kanosjes dhe as të plagosje me dashje?, u shpreh avokati i Prengës. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/gjykata-jep-arrest-me-burg-p-r-preng-n-avokati-nuk-ka-prova-313884.html#sthash.7V48al77.dpuf