6 ambasadorë 'zbarkojnë' në kryeministri, takim me Ramën

2015-09-08 1

TIRANË - 6 kryediplomatë të vendeve europiane mes tyre edhe ai i Shteteve të Bashkuara amerikës kanë zhvilluar këtë të martë një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. I pari që ka mbërritur në selinë e kryeministrisë dhe që detyroi edhe vet shefin e qeverisë edi rama të lërë në mes aktivitetin me vendorët ka qënë ambasadori Donald Lu.

Burimet pranë kryeministrit Rama thanë se takimi i kesaj tem arte eshte i përmuajshem, por nuk perjashtuan faktin qe jashtë bisedës se kreut të ekzekutivit shqiptar me diplomatët nuk kanë mbetur çështjet me rëndësi të vecantë si reforma në drejetësi , dekriminalizimi I politikës , apo edhe ngjarjet e bujshmë të këtyre ditëve në partinë socialiste , sic ishte arrestimi I deputetetit Armando prenga dhe dorzimi I mandatit të deputetit tjetër të lezhës Arben Ndoka .

Pak para zgjedhjeve vendore ishte vet ambasadori amerikan i cili vuri në dijeni Partinë Socialiste dhe atë demokratike për politikanet, per te cilet ka dyshime se kane lidhje me krimin, duke kerkuar largimin nga politika . Prania e elementeve kriminale ne politike eshte nenvizuar publikisht edhe nga diplomate te tjere nderkombetare ne vendin tone. Qe pas zgjedhjeve te 23 qershorit 2 vjet me pare, 4 deputete kane rezultuar zyrtarisht se kane me probleme me drejtësinë: Tom Doshi , Mark Frroku , Arben Ndoka dhe Armando Prenga, për të cilin Kuvendi autorizoi prokurorine te vijojë me procedurat per arrestimin dhe hetimin e metejshëm. - See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/6-ambasador----39-zbarkojn---39--n--kryeministri-takim-me-ram-n-313934.html#sthash.K4NFmPHW.dpuf