Fshatrat pa ujë, deputetët miratojnë huamarrjen me debate

2015-09-08 1

TIRANË - Puna e komisionit të ligjeve për këtë sesion ndonëse ka nisur me dakordësi për miratimin e huamarrjes për ujësjellësat, opozita nuk i ka kursyer akuzat ndaj shumicës. Deputeti Demokrat Eduard Halimi ka kërkuar nga qeveria që ?paratë e qytetarëve të mos shpërdorohen sic ndodhi në Durrës dhe Kavajë, me ndërtimin e dy shatërvaneve para zgjedhjeve?.

"Në qoftëse paratë publike të qytetarëve shqiptarë të buxhetit në Durrës dhe Kavajë , po marr dy njësi nuk do të kishin shkuar për të ndërtuar ato shatrivanë qesharakë në qendër të qyteteve të cilat ditën e inagurimit qoftë në Durrës qoftë në Kavajë u furnizuan me bote uji Kavaja ndoshta do kishte ujë. Paratë e qytetarëve shqiptarë të buxhetit do i menaxhojnë sërisht këta shkuan për investime fasadë për zgjedhje po e po po për investimë fasadë prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm "-tha Halimi

Dhe pse furnizimi me ujë është një nga problemet shqetësuese për konsumatorët në shumë qytetete, deputetët nuk shmangën batutat dhe tensionet politike mes njëri ?tjetrit.

"Shqiptarët kanë pirë ujë kanë pasur ujë të rrjedhshëm madje dhjetëfish më shume se sa ka sot , por në vazhdën e shumë shkatërrime që bëri politika në këtë vënd që fillon në vitin 1992 ku u kapën kazmat dhe u shkatërrua gjithçka e mirë në këtë vënd"- u shpreh Manja ndërkohë që Ristani i përgjigjet:

"Të vijë sot një i ri se bashkë jemi gati gati në një moshë dhe të thuash që o zot sa mirë ishim në kohën e Enver Hoxhës dhe e prishi demokracia kjo është tama ju del nga shpirti dhe ju tregon fytyrën e vërtetë"

Manja: "Po lëre shpirtin ti se ti dhe avokat i Enver Hoxhës ke qenë "
Ristani: " Po ik mër dreq ju jeni dhe shpifarak"

Ndërtimi i Ujësjellsave Rural III pritet tu vijë në ndihmë 75 mijë banorëve në zona të ndryshme të vendit. - See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/fshatrat-pa-uje-deputetet-miratojne-huamarrjen-me-debate-313959.html#sthash.4abvcnKp.dpuf

Free Traffic Exchange