6 ambasadorë 'mësyjnë' në kryeministri, takim me Ramën

2015-09-08 3

TIRANË - Kreu i qeverisë Edi Rama është duke zhvilluar një takim me disa ambasadorë të akredituar në vendin tonë. Takimi i pa lajmëruar për mediat mbahet me dyer të mbyllura në kryeministri.

Në takim ndodhen ambasadori i SHBA Donald Lu, ambasadori i Britanisë Cannon, i Gjermanisë, i Austrisë, Francës dhe ai i OSBE-së.

Burime konfidenciale thanë për Shqiptarja.com se takimi me kryediplomatët është në vazhdën e takimeve rutinë që bën kryeministri me ambasadorët. Megjithëse jo zyrtare, temë e diskutimit mendohet se është procesi i dekriminalizimit, reforma në drejtësi, por edhe situata e fundit politike me dorëheqjen e deputetit të qarkut të Lezhës Arben Ndoka dhe arrestimin e deputetit tjetër socialist të këtij qarku Armando Prenga. - See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/6-ambasador----39-m-syjn---39--n--kryeministri-takim-me-ram-n-313934.html#sthash.U3IvO3hc.dpuf