61 bashkitë e dala pas reformës së re territoriale e për të cilat u votua me 21 qershor do t?i nënshtrohen kontrollit të plotë financiar. Do të jete një kompani e posacme ndërkombëtare, e cila do të financohet nga UNDP, qe sipas kryeministrit Rama do të bejë skanerin e njësive të reja vendore
?Mirënjohjen më të thellë për UNDP që u investua në një projekt strategjik për qeverinë shqiptare dhe na lehtësoi një punë të domosdoshme. Mirënjohës që na vë në dispozicion një nga kompanitë më të mëdha të auditimit. Për ti vënë në dispozicion qytetarëve jo vetëm një dokumentacion shterues për gjendjen aktuale, por edhe një dije të re për të ardhmen se si duhet të mbahen librat e llogarive për të ndërtuar politika zhvillimi?, tha Rama.
Kjo është hera e parë në në 24 vjet që kontrolli i financave publike të njësive publike bëhet përmes një projketi gjithpërfshirës të të gjitha njësive vendore pa pëprjashtim. Synimi eshte hartimi i një pasqyre të plotë për gjendjen financiare te bashkive.
?I uroj mirëseardhjen të gjithë kryebashkiakëve të zgjedhur më 21 qershor. Ajo çka ne kemi paralajmëruar duke e konceptuar ndarjen e re territoriale jo si një shumatore të bashkimeve mekanike të njësive gjeografike por si një proces shtet ndërtues për ti transformuar në njësi të zhvillimit ekonomik. Nuk ka qenë një fjalë goje, por një vizion që jemi të vendosur ta vemi në jetë sëbashku me ju, pa dallime partiake, por me një sens të misionit të përbashkët që tu japim qytetarëve një qeverisje të nivelit të dytë të denjë për një vend evropian?, theksoi Rama.
Por ky nuk është fundii punës në njësitë e reja. Ndarja e fondeve, detyrimet e drejtuesve vendore ndaj komunitetit dhe implemntimi i projketeve kërkojnë bashkëpunim mes pushteve në vend. Ky është testi i parë i bashkëpunimit të qeverisë me drejtuesit vendore nga të cilët 46 janë të majtë dhe 15 të djathtë.
Rama ?kryeashkiakëve: Kërkoj reciproritet nga ju dhe të vini me projekte
Në përfundim të takimit kryeministri Rama u kërkoi reciproritet kryebashkiakëve duke ju sygjeruar që të kenë projekte konklrete dhe jo fjalë. Gjithashtu kryeministri shtoi se qeveria nuk ka asnjë lek për të falur ose hedhur në drejtim të paditur duke i kërkuar atyre krijimin e një grupi.
"Situatë që ne kemi trashëguar është njëlloj si situata që gjeti Tekiu me financat. Kemi gjetur një situatë që nëse do bënim një libër do të ishte më humoristiku në gjithë këto vite tranzicion. Skemi asnjë lek për të falu ose hedhur në drejtim të paditur kur të vini të trokisni trokisni me projekte"-tha Rama