Drafti: 3 vite burg për kuponat 7 vite tatimorëve të korruptuar

2015-09-08 0

TIRANE- Shumë shpejt kush ka një aktivitet të paregjistruar në QKR, që nuk deklaron numrin e saktë të punonjësve, apo që nuk lëshon kupon tatimor, rrezikon dënim deri tre vite burg. Këshilli i Ministrave parashikon një seri ndryshimesh në Kodin Penal, përmes të cilave ashpërsohen dukshëm dënimet për evazion fiskal.

?Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm apo ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim?, thekson projektligji i Këshillit të Ministrave i paraqitur për miratim në Kuvend.