Reagon PD: Tahiri nuk mund të hetohet si ministër, të dorëhiqet

2015-09-07 1

Menjëherë pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pas takimit me kryeprokurorin Adriatik LLalla, i bëri thirrje prokurorisë të hetojë çdo akuzë ndaj tij. PD thekson se nëse Tahiri nuk jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm nuk mund të hetohet. Selia blu akuzon Tahirin i cili sipas saj po ndan pushtetin me bandat e drogës si dhe ortakërinë e Shullazit dhe Halibajt.

Partia Demokratike në deklaratë vazhdon akuzat ndaj Tahirit i cili sipas saj është i zhytur në bandat e krimit dhe të trafikut të drogës. Sipas PD-së mjetet private të Tahirit përdoren nga trafikantët në mënyrë që të kenë imunitet.

?Akuzat janë më të rëndat për një ministër të Brendshëm dhe provat e faktet e lidhjes së tij me bandat e trafikut të drogës janë bërë publike. Mjetet e tij private, makina dhe skafi janë përdorur nga bandat e trafikut të drogës, dhe këta trafikantë kanë imunitet, policia nuk i ndalon, ata lëvizin lirshëm dhe ushtrojnë lirshëm aktivitetin kriminal.?

Partia Demokratike theksoi se avioni i cili është kapur me drogë ditën e sotme nuk ka lëvizur brenda përbrenda Italisë ashtu siç pretendon Tahiri por sipas saj avioni ishte nisur nga Shqipëria.

?Prova dhe fakte për këto akuza tronditëse, e sërish Tahiri nuk mban përgjegjësi, madje dhe mashtron, si sot në parlament kur tha për avionin tjetër me drogë të nisur nga Shqipëria që u kap në vendin fqinj, se mjeti po lëvizte brenda për brenda Italisë. Por policia italiane e përgënjeshtroi duke konfirmuar se avioni ishte ngarkuar dhe ishte nisur nga Shqipëria. I diskredituar publikisht, nën akuzë për drejtimin e trafikut të drogës, ai ka guximin të shkojë në Prokurori, për të kërkuar certifikatë virgjërie. Nuk ka gomone shpëtimi për këtë ministër të zhytur në trafikun e drogës. Duhet të largohet nga detyra menjëherë, e të bëhet subjekt i drejtësisë?, përfundon reagimi i PD-së.