Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas dorëzimit të mandatit nga ana e deputetit, Arben Ndoka, përfaqësues i qarkut të Lezhës, Kuvendi brenda 30 ditësh duhet t?i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të njoftuar vakancën e krijuar. Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.
Nëse shohim listën e kandidatëve të PS për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 21 qershorit shohim se mandate duhet t?i kalojë Ndrec Ndue Dedajt, i cili aktualisht mban postin e kreut të bashkisë së Mirditës. Është zgjedhje e tij nëse do të mbajë mandatin e kreut të bashkisë apo të dorëhiqet për të marrë mandatin e deputetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/largimi-i-ndokes-kuvendi-brenda-30-ditesh-duhet-ti-drejtohet-kqz-per-vakancen/