Tjetër avion me drogë Shqipëri - Itali, 4 të arrestuar me 80 kg

2015-09-07 3

Më 4 qershor të këtij viti transportuan rreth 80 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë me avionin ultraleggero dinamik, ndërsa më 1 shtator planifikonin rrugën e dytë e cila dështoi për kushte të paparashikuara.

Është ky rezultati i arritur pas hetimeve 4-mujore të policisë italiane që mëngjesin e kësaj të hënë çoi në prangosjen e 4 personave dhe sekuestrimin e avionit të përdorur për trafik droge pasi shmangeshin kontrollet kufitare.

Gjithçka sipas policisë italianë ka nisur më 4 qershor të këtij viti kur ky grup dyshohet se ka transportuar rreth 80 kg marijuanë.

Nën operacionin e koduar ?Krahu i Hekurt? policia italianë ka mundur të arrestojë mëngjesin e kësaj të hënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italian, të cilët sipas hetimeve ishin përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Po ashtu këtë të hënë është sekuestruar dhe avioni i këtij grupi i cili është pikasur nga helikopteri policisë së Milanos teksa kthehej nga Puglia në Gatinara zonë në afërsi të Torinos.

Është pikërisht avioni që shihni në pamje i sekuestruar në një pistë sportive në komunën e Gatinara-s në rajonin e Vercellit në Itali. Ky avion sipas hetuesve rezulton i modifikuar dhe kjo përbën provën që ai është përdorur në transportin e drogës.

Avionit i ishte hequr ulësja e pasagjerit dhe në këtë mënyrë ishte krijuar një hapësirë për transportin e një sasie prej 120 kg.

Të arrestuarit deri në këtë fazë të hetimeve rezultojnë të jenë 2 shtetas shqiptar Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj i njohur me pseudonimin Vito si dhe dy italianët Pasquale Dambrossio piloti avionit dhe Rosario Camprisi.

Hetimet konsiderohen të hapura për shkak të kontrolleve që po kryhen në zonë dhe kontakteve të zbuluara në telefonat celular të të ndaluarve.

Avioni model ultraleggero është ulur mëngjesin e kësaj të hënë në aeroportin turistik të Gattinas komunë në afërsi të Torinos në itali, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit.

Ky grup trafikantësh ka tentuar të transportoj rrugën e dytë të drogës më 1 shtator të këtij viti, por gjithçka është anuluar për shkak të kushtetove të paparishikuara që ndodhën në pistën e Leçes që ky avion e përdorte me pretekstin e uljeve teknike.

Hetimet janë koordinuar nga Prokurori Antonio Rinaudo i Prokurorisë së Torinos dhe arrestimet e para janë konfirmuar edhe nga Gjykata.

Ende në kërkim rezultojnë pjesëtarët e tjerë të të njëjtit grup kriminel si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Të arrestuarit

Maksim LLANAJ, lindur ne Shqiperi me 1978, rezident ne Volpiano (TO) i cili rezulton i gjykuar disa here me vepra penale te ndryshme
Pasquale D?AMBROSIO lindur me 1957 ne Stio (Salerno), rezidente ne Angera (VA), me preçedente penal.
Fitor ALLIAJ, i quajtur Vito lindur me 1972 ne Shqiperi dhe rezident ne Druento (TO), me preçedente penal;
Rosario CAMPISI lindur me 1955 ne Pachino (SR) rezidente ne Borgosesia (VC), me preçedente te shumte penal.

Free Traffic Exchange