Oficeri në arrati, Tahiri: Berisha i dhuroi tokë në Orikum/Ja VKM

2015-09-07 2

TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri bëri sot publik faktin se qeveria Berisha i ka dhuruar me një VKM të qershorit 2013 një tokë në Orikum ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet në arrati nën akuzë për dekonspirim të operacioneve. Sipas vendimit, bëhet fjalë për një tokë në bregdet që i përkiste Ministrisë së Brendshme.

?Këtij oficeri të arratisur i kanë dhuruar tokë në Orikum dhe shpresoj t?i kenë mësuar edhe notin?, tha Tahiri nga foltorja e Kuvendit.

Përmes një interviste të publikuar në media, Zagani ka treguar nga arratia, fakte që sipas tij e lidhin ministrin me trafikun e drogës, akuza të cilat ministri i rrëzoi dje përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.