Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe njëherë se askush nuk do të falet.
Rama tha se përveç gjobës abuzuesit do të përballen edhe me burg.
Rama: Kjo nuk është gjendje lufte mes qeverisë dhe biznesit, është gjendje lufte në organizimin e ekonomisë sonë që gërryhet prej 20 e kusur vitesh nga ky kancer që quhet informalitet dhe kjo do radikalizëm të plotë.
Nuk kemi çfarë ti mbushim mendjen njëri-tjetrin pas 25 vitesh sesi funksionon ekonomia e tregut dhe dëgjova këtu që penalitetet nuk janë gjëja e duhur. Penalitetet do të jenë absolutisht më të lartat që mund të ketë imagjinuar në fantazinë e vet ai që vjedh.
5 milion lekë të vjetra do të paguajë çdo pikë fundore shërbimi, shitje me pakicë nëse kapet në kushtet e mosdhënies së kuponit tatimor. 100 milion lekë të vjetra do të paguajë çdo burim, për çdo inventar që rezulton i trukuar?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/rama-me-biznesin-asnje-abuzues-nuk-do-falet-gjoba-dhe-burg/