Deshmia e plote e deputetit Armando Prenga ne Keshillin e Mandateve -Ora News-

2015-09-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi unanimisht t'i propozojë Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit te PS Armando Prenga.Pasi mbërriti në Kryesinë e Kuvendit nën shoqërinë e efektivëve të policisë, Prenga para kolegëve të tij deputetë, kreut të Kuvendit, por dhe Prokurorisë, ka insistuar në pafajësinë e tij lidhur me përplasjen me armë të 4 shtatorit me familjen Cali, që la pas 7 të plagosur.

Deshmia e plote e Armando Prenges

Nuk i heq as pikë dhe as presje asaj që dha avokati. Të gjitha janë realitet, më vjen keq që pas konfliktit mes meje dhe Gjokë Calit policia nuk ka shkuar të bëjë mbikqyrjen e vendit të ngjarjes dhe as gëzhojen e armës dhe tani mua më akuzojnë për armëmbajtje pa leje. Nejse do të isha një ndër viktimat, mos të them si Fatmir Xhindi, ndoshta ku ju do të më bënit hero kombëtar. Por sot dal si një i akuzuar me pa të drejtë, unë kam shkuar me vonesë te komisariati dhe nuk kam qenë pjesë e konfliktit fare. Aty ka dëshmitarë, ka policë, ka civila, prokuroria duhet ti kishte marrë. Sesi ka qenë deputeti me armë apo me duar në xhepa. Unë kam shkuar dhe kam gjetur vëllain dhe shokun tim të plagosur, nuk kam hyrë në konflikt fizik apo me armë. Sepse nuk kam pasur nevojë të marr TT, kur kam pasur armën me leje. As të marr kallash. Gjitha këto janë një vorbull për mua dhe familjen time. Besoj që drejtësia do të flasë dhe nxjerrë të vërtetën, do jem i durueshëm, do pres vendimin e drejtësisë.

Ky është thjesht një sajim dhe trillim nga komisionerë të PD që e kishin Lagunën për 10 vjet dhe shkoni dhe pyesni atje çfarë opinioni kanë në publik.

I ka ndodhur vetëm Armando Prengës kjo ngjarje apo ju ka ndodhur edhe të tjerëve, e kanë rrahur vetëm Armando Prengën Calët apo dhe qytetarë të tjerë? Kanë dalë për të vrarë vetëm Armando Prengën Calët, apo dhe qytetarë të tjerë? Shkoni dhe merrni opinionet dhe hajdeni dhe ballafaqohuni.

Po të ishte për të qëlluar mbi Calët, e kisha vrarë Gjokë Calin aty se e kishte bajonetën kaq për të më therur mua, sikur theri vëllain tim atje vëllai i tij.

Kjo ishte ngjarja, trillime të tjera bëjmë gabim. Mos ti përpunojmë për çështje politike. Në rast se unë kam bërë një gabim, kam shkelur ligjin do përballëm para ligjit. Por jam i vetëdijshëm për atë që kam bërë dhe bëj.

Në rast se do kisha bërë një gjest të tillë do ta kisha shkruar vetë dorëheqjen nga mandati dhe nuk kishte nevojë të mblidhej as byroja, as Kuvendi për mua.

Ndaj ju kërkoj ta shihni me përkushtim këtë ngjarje që duan ta kamuflojnë për çështje politike. Unë nuk jam dhe as kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë klani dhe kam parë problemet dhe hallet e mia. Kjo është e vërteta, paaftësia e prokurorisë dhe policisë ka krijuar gjithë këtë bum mediatik ndaj meje dhe familjes sime.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-prenga-mberrin-ne-kuvend-pritet-mbledhja-e-keshillit-te-mandateve/

Free Traffic Exchange