Tritol biznesit të ish-komunarit Burgaj: "E vunë bandat e Stërkaj"

2015-09-07 0

SHKODËR - Biznesit privat të ish-kryetarit të Komunës Gruemirë i është vënë një sasi lëndë shpërthyese ku janë shënuar vetëm dëmë të vogla materiale. Shpërthimi ndodhi këtë mëngjes në subjektin tregtar që Asim Burgaj ka në fshatin Vrakë, përgjatë aksit Shkodër - Hani Hotit..

A1 Report meson se ne dyqanin e ish-kryekomunarit te Gruemires ishin vendosur 2 kallepe tritoli nga persona te paidentifikuar, por fatmiresisht nuk pati asnje eprson te lenduar.

Asim Burgaj ka shigjetuar për këtë sulm me lëndë plasëse eksponentë të së majtës në Malësinë e Madhe, që sipas tij drejtohen nga Paulin Stërkaj.

?Nuk kam konflikte me asnjë person dhe lëndën plasëse e kanë vendosur bandat e majta që drejtohen nga Paulin Sterkaj. Ky i fundit vijon një fushatë hakmarrjeje ndaj të gjithë eksponentëve të djathtë në Malësi të madhe?, - tha Burgaj.

Asim Burgaj ka qenë disa herë kryetar i komunës Gruemirë, tashmë të shkrirë me reformën e re territoriale, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike. Edhe zgjedhjet e fundit ai ishte ndër drejtuesit kryesor të kësaj force politike në Malësinë e Madhe në mbështetje të kandidatëve të djathtë për vendoret 2015.

Ende nuk dihen motivet e shpërthimit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje pritet të zbardhë shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve. - See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/tritol-biznesit-t--ish-komunarit--burgaj-e-vun--bandat-e-st-rkaj-313725.html#sthash.CBimumSK.dpuf