Oficeri ne arrati, Tahiri: Berisha i bleu tokë në Orikum Zaganit

2015-09-07 11

TIRANË - Avioni i kapur me 80 kg kanabis ne Itali ka ndezur debatin politik në sallën e Kuvendit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se operacioni i policisë italiane është pjesë e procedimit të përbashkët italo-shqiptar.Disa here gjate fjales se tij ministri u ndërpre nga deputetet e opozitës. E djathta shigjetoi kryeministrin Rma dhe drejtues te mazhorances se e kane shnderruar Shqiperine ne mbreteri te hashashit.

Ora 12:40 Debatet për drogën
Berisha: Është një ditë dramatike për parlamentin, nuk mund të mos vijë këtu njeriu që de facto i hiqet imuniteti, duhet të jetë aty të përballet para shqiptarëve, trim me horra nuk ecën më. Të ketë kurajë të vijë këtu, thirre të vijë këtu.
Meta: Ishte në një aktivitet tjetër e pashë Live
Topalli: Sot është dita e parë e sesionit parlamentar, ne po vazhdojmë për dhënie leje për arrestim të një tjetri deputet, i treti, po sot avioni me drogë kapet i nisur nga Shqipëria. Kryeministri nuk pranon të vijë këtu të ballafaqohet me shqiptarët. Ne nuk merremi me ushtarët, kërkojmë kryeministrin Rama të vijë në parlament. Ndërprisni seancën sa të vijë kryeministri.
Noka: Ju keni provokuar qytetarët, sepse sot po të kishte një njeri i cili duhej të futej në vrimë dhe të mos dilte sot duhet të ishte ky që doli dhe dërdëlliti. Ky që thotë unë dhe kryeministri, dhe ju të tjerët nuk ekzistoni. Ky e ka shndërruar Shqiëprinë në Kolumbi.

Ora 12:35 Tahiri: I bletë tokë në Orikum Zaganit

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri bëri sot publik faktin se qeveria Berisha i ka dhuruar me një VKM të qershorit 2013 një tokë në Orikum ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet në arrati nën akuzë për dekonspirim të operacioneve/

?Këtij oficeri të arratisur i kanë dhuruar tokë në orikum dhe shpresoj t?i kenë mësuar edhe notin. Por ajo që është më e rëndësishmë është sqarimi për ata që ka ndodhur deri më sot?, tha Tahiri. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/oficeri-ne-arrati-tahiri-berisha-i-bleu-tok--n--orikum-zaganit-313715.html#sthash.Ahx4QKhg.dpuf