Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 20 vitesh mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Drithas duket se po merr zgjidhje.
Një investim i përbashkët i Fondacionit hollandez "Dorkas" dhe bashkisë së Maliqit, do të bëjë të mundur sigurimin e ujit te pijshëm për 3 mijë banorët e fshatit, me anë të ndërtimit të një rrjeti të ri shpërndarës.
Gëzim Topçiu: ?Është një bashkëfinancim me Dorkasin, i pari projekte që ne realizojmë me ta, të drejtëpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ajo që është më kryesore të ujit të pijshëm. Ne do të jemi të angazhuar që me ta të bashkëpunojmë dhe në projekte të tjera, të cilat do të kenë lidhje në mbarëvajtjen, me jetën e qytetarëve dhe me shërbimin e tyre të menjëhershëm?.
Eleni Ropli: ?Do ndërtojmë një rrjet të ri të brendshëm dhe do kenë akses ndaj ujit të pijshëm. Faza e parë përfshin ndërtimin e sistemit të ujit të pijshëm dhe e rëndësishme është që të gjitha familjet të cilat do të përfshihen në faqen e parë do të pajisen të gjitha me sahat për ujin që do ta bëjë sistemin më efiçent dhe të qëndrueshëm?.
Vitet e kaluara, banorët kanë investuar në hapjen e puseve për sigurimin e ujit të pijshëm, por të gjitha këto financime kanë shkuar dëm duke bërë që banorët të ngrihen disa herë në protesta duke kërkuar zgjidhjen e problemit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mungesa-e-ujit-merr-rrugen-e-zgjidhjes-problemi-ne-drithas-te-maliqit/