Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lokali në Patok të Kurbinit ku mendohet se nisi edhe sherri mes familjeve Cali e Prenga që percepitoi me 7 të plagosur është rihapur të dielën.
Në të ishin vetëm punëtorët, pasi vëllezërit Cali ndodhen të shoqëruar në policinë e Tiranës.
Edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë larguar nga zona e Kurbinit pas shtetrrethimit të një dite më parë.
Në qendër të Fushë Kuqes, ku ndodhet edhe rruga hyrëse drejt Patokut, qëndrojnë vetëm 2 efektivë të Policisë Rrugore.
Policia vijon të monitorojë zonën, duke kryer patrullime kryesisht në zonen e Fushë Kuqes me përqëndrim Lagunën e Patokut.
Asnjë prej familjarëve Cali nuk ndodhet në zonë, pasi ndodhen në Tiranë për të qenë pranë të afermve të tyre të plagosur apo të shoqëruar në polici.
Ndërsa konflikti mbajti pezull për një ditë zonën e Kurbinit, duket se tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kurbini-i-rikthehet-normaliteit-rihapet-lokali-i-familjes-cali-largohet-fnsh/