Kërkesa për arrestim, Këshilli propozon heqjen e mandatit për Prengën - Ora News-

2015-09-07 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi unanimisht t?i propozojë Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit te PS Armando Prenga.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme ku të pranishëm ishin kreu i Kuvendit Meta, deputetët e mazhorancës Dokle dhe Hysi, ata të opozitës Islami, Strazimiri, Tahiri, prokurorët Arben Kraja dhe Altin Binaj, deputeti nën akuzë Armando Prenga dhe avokati i tij mbrojtës Baftjar Rusi.
Ishte Prokuroria e Përgjithshme që nëpërmjet një kërkese zyrtare i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetit Prega, që sipas organit të akuzës ka konsumuar veprat penale të armëmbajtjes pa leje, plagosje të rëndë dhe kanosje.
Deputeti Prenga ka mbërriti në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në orën 19:15 minuta i shoqëruar nga efektivë të repartit ?Shqiponja?.
Avokati i deputeti hodhi poshtë akuzat, duke thënë se klienti i tij nuk ka qëlluar mbi persona dhe se provat e Prokurorisë nuk janë të bazuara.
Ndërsa vetë depueti Prenga tha se do të jetë i dureshëm derisa drejtësia të flasë, duke e quajtur ngjarjen një skenar politik.
Pas mbledhjes, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, tha se kjo ngjarje është ajo që opozita ka lajmëruar me herët, shteti i lidhur me krimin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-prenga-mberrin-ne-kuvend-pritet-mbledhja-e-keshillit-te-mandateve/