Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjitha ato biznese të cilat nuk janë të formalizuar duke filluar që nga dita e hënë, 7 shtator 2015, do të përballen me penalitete.
Pavarësisht se kontrollet kanë nisur që prej datës 1 shtator ato kanë shërbyer për sensibilizim si dhe për të paralajmëruar bizneset të cilat nuk janë të regjistruara ose nuk kanë kasë fiskale.
Legjislacioni aktual parashikon që herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, denohesh me gjobë 50 000 lekë.
Pas verifikimit të parë, ku konstatohet se biznesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor, dënohet me gjobë në masën 300 000 (treqind mijë) lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë për bizneset e tjera.
Këto masa do të aplikohen deri në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore të cilat i ashpërsojnë penalitet për bizneset.
Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj i cili parashikon një ashpërsim të gjobave dhe penaliteteve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kush-nuk-leshon-kuponin-tatimor-gjobe-nga-100-300-mije-leke/