Prenga, Këshilli për Imunitetin pranon kërkesën e Prokurorisë

2015-09-07 0

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë pasi ka dëgjuar përfaqësuesin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe palën mbrojtëse si dhe vetë deputetin Armando Prenga u tërhoq rreth orës 20:51 për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e prokurorisë. Vetëm 7 minuta më pas, Këshilli bëri të ditur se kishte vendosur për të pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. Propozimi i prokurorisë tashmë pritet të miratohet nga Kuvendi, që do t'i hapte rrugën arrestimit të deputetit. Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare dhe kërkesa do të jetë në rendin e ditës.

Free Traffic Exchange