Deputeti Prenga sillet me polici në Kryesi, pritet t'i hiqet imuniteti

2015-09-07 0

TIRANË - Deputeti i Lezhës, Armando Prenga do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. 41-vjeçari i arrestuar në flagrancë për shkak të përfshirjes në ngjarjen e Laçit është shoqëruar me furgon policie nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për në Kryesinë e Kuvendit.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për dhënien e autorizimit për ndekje penale të Prengës.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë mbahet në Drejtorinë e Policisë Tiranë prej të shtunës në mëngjes pas arrestimit në lidhje me përfshirjen në ngjarjen e Laçit.

Në përfundim të dëgjesës, Këshilli do të hartojë raportin për seancën plenare të Kuvendit ku rekomandohet rrëzimi ose miratimi i dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Pasi do të dëgjohet edhe në seancë plenare deputeti i akuzuar, Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Kjo është hera e tretë për këtë legjislaturës që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet për t?i hapur rrugën hetimit të një përfaqësuesi të popullit në parlament. Më parë, Këshilli është mbledhur për Tom Doshin dhe Mark Frrokun. Përbërja e komisionit është pesë nga mazhoranca dhe pesë nga opozita.


13:45 Rama: T'i heqim urgjent imunitetin deputetit

"T?i heqim urgjent imunitetin e deputetit! Ky është qëndrimi që kryeministri Edi Rama shprehu menjeherë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi autorizim Kuvendit për arrestimin e deputetit Armando Prenga të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kurbin.

Kreu i qeverisë flet për tolerancë zero ndaj kujtdo që shkel ligjin.

?Pershendes prokurorine tani te heqim urgjent imunitetin e deputetit qe ka pune me drejtesine! ?Tolerance Zero per kedoqofte qe shkel ligjin?, shkruan shefi i mazhorancës në rrjetet sociale.

Këtë pasdite rreth ores 17:30 mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të marrë vendim në lidhje me imunitetin e deputetit Prenga. Ky vendim eshte i rendesishem per t'i hapur rruge Prokurorise se Pergjithshme te hetoje deputetin e mazhorances, i cili sic burimet bene te ditur per A1 Report, pritet te perjashtohet nga grupi parlamentar i Partise Socialiste. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/deputeti-prenga-sillet-me-polici-ne-kryesi-pritet-t--39-i-hiqet-imuniteti-313702.html#sthash.wWTSs57c.dpuf

Free Traffic Exchange