Në takim u lexua edhe mesazhi i Papa Françeskut, i cili nuk nguroi ta quajë edhe njëherë pas vizitës së tij, Tiranën, një kryeqytet të bashkëjetesës fetare.
?Jam mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë. Të jetojmë së bashku në paqe, është e mundur. Nuk duhet t?i dorëzohemi luftës, paqja është e mundur. Besimi i mirëfilltë sjell paqen. Nga Shqipëria mund të lindë një profeci e re paqeje. Nuk duhet të qëndrojmë indiferent para atyre që vuajnë nga dhuna dhe lufta. Dhunë është edhe kur ngre mure dhe pengesa, për ata që kërkojnë një vend paqeje?, thuhej në mesazhin e Papa Françeskut.