Artikujt shkollor, çmime të larta Kostoja për një fëmijë 20 mijë lekë

2015-09-07 0

Teksa na ndan më pak se dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor të gjithë prindërit po bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur fëmijët e tyre në shkollë.

Por një nga ankesat e përvitshme të tyre janë çmimet e larta të artikujve shkollorë të cilat prindërit janë të detyruar të blejnë.

Por sa para i kushton sot një prindi të pajisë me të gjithë gjërat e nevojshme fëmijën e tij që do të shkojë në shkollë?

Një nga gjërat primare që prindërve u duhet të blejnë për fëmijët janë librat të cilët për këtë vit variojnë me çmime nga 1,700 lekë të reja deri në 4,900 lekë.

Por vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollor të një fëmije. Lapsat, fletoret, bojërat, e letrat me ngjyra, janë pjesa tjetër e domosdoshme për tu blerë nga fëmijët. Mesatarisht kostoja e gjithë këtyre produkteve në tregje shkon në 2000 lekë për çdo fëmijë.

Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës shkolle e mesatarisht në treg çmimi i tyre varion nga 1,500-4,500 lekë.

Por nesë gjithë këtyre shpenzimeve do tu shtojmë edhe përparëset që kushtojnë 800 lekë, kostot rriten edhe me tej.

Çmimet e rrobave dhe të këpucëve janë edhe këtë vit tepër të larta duke arritur deri në 7.000 lekë.

Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se një prind duhet të shpenzojë 19,200 lekë për të çuar një fëmijë në shkollë.

4,900 lekë librat
2,000 lekë lapsa e fletore
4,500 lekë çanta
800 lekë përparësja
7,000 lekë rrobat
???????..
19,200 leke