Historia e konfliktit për Lagunën e Patokut - Ora News- Lajmi i fundit

2015-09-05 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pjesëtarë të familjes Cali dhe të familjes Prenga janë përplasur me mjete të ftohta dhe armë zjarri mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar 7 të plagosur. Gjashtë persona, mes tyre dhe deputeti socialist Armando Prenga u arrestua. Por kush është historia e Lagunës së Patokut e cila prej kohësh është objekt sherri mes dy familjeve
Tirane- Konflikti për lagunën e Patokut është i hershëm. Në prill të këtij viti, peshkatarët e familjes Cali në Lagunën e Patokut denoncuan padrejtësinë që sipas tyre u është bërë duke i dhënë liçencën për shfrytëzim Eduart Prengës, vëllait të deputetit socialist Armando Prenga.
Prej dekadash kjo familje ka ushtruar këtë aktivitet, por me një tender të vitit 2015. Kjo e drejtë ju dha familjes Prenga dhe kontrata e tyre nuk u rinovua më nga Ministria e Bujqësisë. Akuzat e familjes Cali u mbështetën nga opozita, që solli detaje të tenderit dhe akuzoi direkt kryeministrin për biznes klientelist.
?Dhënia e lagunës së Patokut , një prej pasurive kombëtare vëllait të deputetit Armando Prenga është padyshim thellimi i kriminimit. Kemi këtu dokumenta që tregojnë se vëllai i deputetit Prenga ka dalë fitues, ndonëse kompania e tij është krijuar vetëm 2 muaj më parë.Kështu Armando Prenga, për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv? deklaronte Drejtuesi i departamentit për Çështjet e Sigurisë, në Partinë Demokratike, Bashkim Shehu në prill të 2015.
Akuzat u hodhën poshtë nga deputeti Armando Prenga.
?Nuk merrem me biznes. Merrem me politikë. Vëllezërit e mi janë të ndarë nga mua, kanë punët e tyre. Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste nipat e Paulina Hotit , firma ?Cali? Akuzat e PD nuk qëndrojnë, nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet. Nëse është marrë në rregull, PD t?i japin fund shpifjeve. I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq që ende nuk kemi dalë nga një llumhanë e vjetër e PD.?
Edhe mazhoranca i konsideroi akuzat politike, nëpërmjet reagimit zyrtar të dy ministrive, asaj të Brendshme dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/konflikti-per-lagunen-e-patokut/