A1 Report - Sot aksioni i pastrimit, Veliaj: Tirana do ngryset më e pastër

2015-09-04 5

TIRANË - Kryeqyteti është zgjuar ?nën pushtetin? e qindra vullnetarëve të cilët janë angazhuar në aksionin e gjerë për pastrimin e Tiranës per nje dite. Bashkë me ta administrata e bashkisë, ushtria dhe shoqëria civile janë angazhuar për të pastruar çdo lagje, rrugë dhe pronë publike në qytet, në aksionin që kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralajmëruar një muaj më parë. Në 24 njësitë e Tiranës, aksioni udhëhiqet nga administratorët të cilët kanë marrë porositë për secilën zonë nga Kryetari i Bashkisë. Perfshirja e mjeteve te renda te ushtrise ne kete aksion lindi si nevoje e pastrimit te zonave ku ndotja eshte me e madhe.

Ora 09:20 Veliaj: Jepni një dorë për një qytet më të pastër
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e nisi aksionin nga njesia administrative e Farkes, ku ndoqi nga afër ecurine e tij. Kryebashkiaku tha se ?Tirana do të ngryset shumë më e pastër seç u gdhi?. Ai falënderoi qytetarët që iu bashkuan vullnetarisht pastrimit të Tiranës dhe dha mesazhin e radhës për të sensibilizuar qytetarët për të mbajtur pastër qytetin.

?Ju falënderoj që jeni bashkuar. Në të gjithë 24 njësitë tona kemi pasur dalje masive të qytetarëve. Pastrimi që kërkohet në zona të ndryshme është i nivele të ndryshme. Në disa zona po ndërhyjmë me mjete të ushtrisë. Na duhet vetëm një orë kohë, secili të dalë poshtë lagjes së vet, sepse besoj që kur secili jep një dorë do të kemi një qytet më të pastër?, tha Veliaj.