A1 Report - Këshilli Bashkiak, Veliaj: Gjobë kush dëmton pronën publike

2015-09-04 0

Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon sot mbledhjen e tretë pas zgjedhjeve të fundit lokale. Një nga pikat më të diskutueshme të rendit të ditës ishte masave ndëshkuese, për dëmtuesit dhe zaptuesit e hapësirave publike të Tiranës. Kryebashkiaku, Erion Veliaj u shpreh se ligji i ri parashikon gjoba për efekt kontrolli të pronës publike dhe kush dëmton pronën publike. Por, këshilltarët e djathtë kundërshtuar me pretendimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për ndryshimin e ligjit.

18:10 Ndërpritet mbledhja, ikën energjia elektrike
Shkëputja e energjisë elektrike rreth orës 18:09, bëri që mbledhja e Këshillit Bashkia të Tiranës të ndërpritet. Edhe pse pa ndriçim këshilltarët kanë pritur në ambientet e brendshme deri në rikthim të energjisë. Energjia elektrike në ambientet e Këshillit Bashkiak të Tiranës është rikthyer rreth orës 18:47.

Free Traffic Exchange