A1 Report - Shkodër,lufta kundër informalitetit Shehaj:Mos toleroni shkelësit e ligjit

2015-09-04 1

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka lënë detyra të qarta në Shkodër lidhur me luftën e nisur kundër informalitetit. Shehaj ka kërkuar nga strukturat që do të veprojnë në këtë aksion se duhet zero tolerancë për shkelësit i ligjit.

Briseida Shehaj ka zhvilluar mesditën e së enjtes një takim 30 minuta, me dyer të mbyllura me inspektorët e autoritetit kombëtar të ushqimit, higjenës dhe atij të punës.

Burimet bëjnë me dije se drejtoresha e përgjithshme e tatimeve ka kërkuar nga grupet e punës që të veprojnë bashkarisht. Puna e inspektorëve në terren, sipas udhëzimeve të dhëna, do të fillojë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 20:00

Gjatë punës në terren është kërkuar që inspektorët të mos neglizhojnë ansjë rast të një biznesi të paregjistruar, apo të punëtorëve, pajisjen me kasa fiskale dhe pajisjen me kuptonin tatimor. Drejtoresha e Përgjithëshme kujtoi edhe se kush tenton të abuzojë me detyrën do të përballet me burgun.

Tatimorët e Shkodrës së bashku me inspektorët e drejtorive të tjera të përfshira në këtë aksion do ta nisin punën mëngjesin e 7 shtatorit, duke zbarkuar në terren me kontrolle të bizneseve.