A1 Report - Basha:Të hapet hetim ndaj Metës mori rryshfet nga kompania "Dia"

2015-09-04 0

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha këkron të hapet hetimi ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta, pasi sipas tij ka marrë rryshfet nga komapnia "Dia". Nga selia blu kreu i PD-së i'u referuar avokatëve të qeverisë shqiptare kur tha se kanë provuar se firma e Metës ka përfituar miliona euro.

"Jam sot këtu për ti kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, të nisë një hetim të shpejtë e serioz ndaj Ilir Metës, i cili akuzohet se ka marrë rryshfet nga kompania DIA, kompani që ishte kontraktuar nga CEZ, nën ndikimin e Ilir Metës për mbledhjen e borxheve të energjisë.Faktet janë tronditëse dhe të publikuara tashmë në media.
Avokatët e huaj të qeverisë shqiptare që po mbrojnë çështjen e OSHEE në arbitrazh, kanë deklaruar se kanë prova që Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania e mikut të tij, Ismailaj, person që gjendet aktualisht nën arrest për pastrim parash, ndërtim skeme mashtrimi dhe korrupsion."-tha Basha

Këto fakte sipas Bashës konfirmojnë lidhjet e krimit me pushtetin dhe se nëse Meta nuk dorëhiqet do t'i duhet të përballet me forcën e qytetarëve të bashkuar

"Kompania DIA e Ismailajt u krijua enkas për këtë biznes, për të mbledhur borxhet e CEZ, sipas Agjensisë së njohur BIRN, me lobimin e drejtpërdrejtë të Ilir Metës, i cili shkoi edhe në Pragë në zyrat qendrore të kompanisë çeke, për të ndikuar në kontraktimin e firmës në fjalë.Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën.Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze.
Barazia para ligjit do të arrihet me çdo çmim. Drejtësia do të vendoset me çdo mjet. Nëse Ilir Meta e ortaku i tij Edi Rama do tentojnë sërish manipulimin, do të përballen me forcën e qytetarëve të bashkuar.-përfundoi Basha.