A1 Report - Lufta kundër informalitetit,mbyllen dyqanet për t'i shpëtuar gjobave

2015-09-04 2

Që në muajin gusht qeveria kishte njoftuar se do të niste në shtator një aksion kombëtar për luftën kundër informalitetit e duket se kjo i ka trembur bizneset.

Prej dy ditësh shumë prej bizneseve në Rrugën Myslym Shyri, pranë Gjykatës së Tiranës apo në rrugë të tjera kanë vendosur të mbyllin bizneset e tyre para se të gjobiten.

Lufta ndaj informalitetit ishte një nga aksionet e shumta të cilat i ka ndërmarrë qeveria për muajin shtator.