A1 Report - Manjani: Aksioni për të luftuar informalitetin të kishte nisur më parë

2015-09-04 1

?Aksioni i qeverisë për të luftuar informalitetin në biznes është paksa i vonuar?. Ky është qëndrimi i nënkryetarit të LSI-së, Ylli Manjani. Sipas tij reformat e mëdha s?mund të kenë një datë të caktuar për t?u përmbyllur por e rëndësishme është të realizohen sa më shpejt. Ai kërkon që qeveria të fokusohet për të ngritur një ekonomi të qëndrueshme, pra duke e rikonstruktuar atë përmes reformave.

?Kjo punë duhet të kishte fillua me kohë, absolutisht po por edhe tani nuk është vonë me idenë që më shumë se sa të mbushet një po themi në "grop financiare" e cila nuk është kaq tragjike sa bëhet por sidoqoftë është, është mbi të gjitha krijimi i një kulture publike për pagimin e taksave. Ky është një mesazh i cili duhet të jetë i qartë, i prerë, i panegociueshëm. Kemi reformën e shtetit që është themelore që është reforma me drejtësi. Në radhë të parë ne duhet të mendojmë sinqerisht që të strukturojmë ose të rikonstrukturojmë ekonominë shqiptare sepse jam përkrahës i pikëpamjes që një ekonomi e shëndosh duhet të ketë një shtet të shëndoshë, një shoqëri të shëndoshë. Këto dy reforma janë reforma që nuk duhet të kenë një datë mendoj unë, nuk fillon sot dhe nuk mbarojnë sot. Ata duhet të fillojnë sa më parë që të mbarojnë sa më parë.?- u shpreh Manjani.


Manjani ka komentuar edhe apelin e kryebashkiakut veliaj për uljen e cmimeve të apartamenteve stok, në të kundërt do të taskohen për to. Sipas tij, nuk është as bashkia as qeveria që vendos për cmimet.

?Çmimet nuk i vendos as bashkia, as qeveria por qeveritë dhe bashkitë ndikojnë, por jo se vendosin çmimin. Ashtu siç nga ana tjetër, ana tjetër e medaljes është që dhe një farë mbrojtje për konsumatorin i cili lihet thjesht në mëshirë të tregut, duhet dhënë por që problemi i të pastrehëve nuk besoj që zgjidhet dhe besoj se Z.Veliaj e ka të qartë këtë që nuk besoj se zgjidhet me çmimet e ulura apo të ngritura të tregut të ndërtimit, pastaj a taksohen a nuk taksohen këta janë instrumenta të cilat shihen me kujdes edhe bëhen. Janë analiza në hesape, janë punë letrash dhe punë lapsi. Duhet patjetër të gjejmë një gjuhë bashkëpunimi me komunitetin e biznesit dhe me shtresa në nevojë.?- u shpreh Manjani.

Manjani ka paralajmëruar po ashtu rishikim të mënyrës së faturimit te energjisë elektrike si dhe çmimin për bizneset, me qëllim shëndoshjen e këtij sektori.

Free Traffic Exchange