A1 Report - Antimafia sekuestron pasurinë 'përrallore' të Dashamir Gjokës

2015-09-04 7

Një pasuri përrallore është sekuestrua nga prokuroria e krimeve të rënda këtë të martë. Pasuritë i përkasin Dashamir Gjokës, i njohur si biznesmen në zonën e Shijakut dhe Durrësit. Sipas akuzës, ky person rezulton si kreu i një organizate të trafikut të prostitucionit në Itali dhe këto pasuri dyshohet se kanë ardhur nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjoka ushtronte veprimtarinë e tij në zonat e Milanos dhe Pugli, e për të cilën, në vititn 2009 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg.

Aktualisht Gjoka, sipas prokurorisë, ndodhet në Shqipëri dhe nuk është në burg, teska ende ka të hapura llogarit me drejtësinë italiane.

Por cila është pasuria e sekuestruar?

Në toal pasuria e paluajtshme është 11 mijë m2 katror truala mbi të cilat Gjoka ka ndërtuar bizneset dhe banesat e tij si dhe 15.300 m2 tokë arë.

Pasuria e sekuestruar prek dhe bizneset e Gjokës ku bëjnë pjesë:

1.?Kompleks Shërbimesh ?Gjoka?, me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, nga e cila sipërfaqe ndërtimi 2012.7 m2, si dhe sipërfaqja prej 4286.47 m2 shërben për ushtrimin e aktivitetit e përbërë konkretisht;
? objekt i ndarë në 3 kate - me emërtim ?Supermarket, Bar Restorant, Motel?;
? objekt dy kate - me emërtim ?Disko Bar, Palestër, Sall Lojrash?;
? objekt një kat me emërtim ?Bar Kafe?-; pishinë;
? objekt qendër sportive (Motel 2 dhoma);
? objekt Qendra Sportive, Kal?eto;
? objekt magazinë një kat.
2. Pemishte+trual+ndërtesë me sipërfaqe 1800 m2, e ndodhur në Sallmone, Xhafzotaj.
3. Tokë arë me sipërfaqe 5090 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak.
4. Tokë arë me sipërfaqe 5520 m2 e ndodhur në Sallmone, Shijak.
5. Tokë arë e ndodhur në Qerret Katund i Ri me sipërfaqe 1546 m2.
6. Ndërtesë +truall me sipërfaqe 1247 m2 truall e ndërtesë 230 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak, (në të cilën është ngritur një godinë shërbimi dy kate+bodrum, sipërfaqe bodrumi 147 m2, sipërfaqe kati 710 m2).
7. Tokë arë me siperfaqe 3110 m2, e ndodhur ne Sallmone, Shijak.
8. Pasuria me sipërfaqe 928 m2, (brenda të cilës ndodhet një ndërtim 160 m2, dhe truall 400m2).
9. Tokë arë me sipërfaqe 3700 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
10. Tokë arë me sipërfaqe 1980 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
11. Shoqëria ?Gjoka? sh.p.k.,së bashku me të gjithë asetet e saj.