A1 Report - Vjelia e taksave dhe tatimeve në 6 muaj vetëm një zyrtar i dënuar

2015-09-04 1

Dhe pse shpesh herë qeveria ka folur për njerëz të korruptuar në tatime, në Gjykatën e Tiranës rezulton të jetë dënuar gjatë periudhës 1 janar 2015 deri në 2 shtator vetëm një punonjës.

Aksioni i nisur një ditë më parë nga qeveria për të kthyer në ligjshmëri ato biznese të cilat shmangin pagimin e taksave dhe tatimeve, ka nxjerr në pah dhe disa prej mënyrave se si kryhet ky evazion kur nuk mungon përfshirja e vetë inspektorëve që paguhen për të mbledhur taksat.

Por çfarë parashikon kodi penal për zyrtarët e tatimeve që shpërdorojnë detyrën? Referuar Neni 181/a, Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjorë të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në vlerë më të vogël se 1 milion lekë, dënohet me gjobë deri në 2 milionë lekë.

Kur vlera është më e lartë se 1 milion lekë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.Personi i cili është proceduar penalisht e më pas dënuar në shkallën e parë me 3 vite burg rezulton të jetë ish drejtori i sektorit të mbledhjes së tatimit për bizneset e mëdha deri në vitin 2010.

Ky është i vetmi rast dërguar në gjykatë nga prokuroria, për të cilin ka një vendim dënimi, por cka ndodhur me një mori inspektorësh apo drejtues tatimesh të akuzuar e denoncuar shpesh herë dhe publikisht?

Free Traffic Exchange