A1 Report - Shefi i anti-drogës përplas për vdekje 17-vjeçarin Sinanaj

2015-09-04 4

Në orët e mbrëmjes së martë është shënuar një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës me pasojë një person të vdekur.

Automjeti tip "Tuareg" i drejtuar nga shefi i anti-drogës, Artan Shkëmbi ka përplasur për vdekje një 17-vjeçar.

Viktima Eriglen Sinanaj i ka prerë rrugën makinës dhe ka kalur mes për mes 1 km larg mbikalimit.

17-vjeçari në momentit e kalimit nga një krah i autostradës në krahun tjetër ishte bashkë me tre shokë. Tre miqtë e tij kanë kaluar përmes mbikalimit, ndërsa Sinanaj nuk ka përdorur rrugën e sigurt, por atë më të shkurtër që rezultoi edhe fatale për jetën e tij.

Në vendin e aksidentit pak minuta pas ngjarjes ka shkuar edhe minisri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e gjashtë të autostradës, ku qarkullimi i automjeteve u bllokua për disa minuta.

Policia ka arrestuar Shkëmbin, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur aksidentin.

Free Traffic Exchange