Avioni ?Aeroprakt A22 S? i sekuestruar më 24 gusht në Ostuni Itali dhe i përdorur nga Vilson Lamaj për transportin e drogës rezulton të jetë në përdorim të 14 trafikantëve prej vitit 2014.
A1Report ka zbuluar foton ku ky avion fluturon mbi rivierën e bregdetit të Riminit në itali dhe pilotohet 19 korrik të 2014-ës nga personi i njohur me pseudonimin Babushi Vlorë.
E ndërsa zyrtarisht policia deklaroi se ky avion është përdor vetëm një herë për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali, fakti se ky avion përdorej prej 2014 hedh hije dyshime se është përdorur dhe më parë.
Personi që shihni në këtë foto në bordin e avionit ?Aeroprakt A22 S? i njëjti avion i kapur nga policia italiane më 24 gusht, rezulton të ketë raporte miqësore siç dhe shihni në këto foto me Vilson Lamajn pilotin e prangosur si dhe vëllanë e tij, Artjon Lamaj e kushëririn e tyre Kleo Lamaj.
Një tjetër pistë që përforcon dyshimin se ky grup ka përdorur dhe më parë avionin për transportin e drogës është jeta luksoze që ata bënin në rivierën e Riminit përfshi jetën e natës apo frekuentimin e restoranteve luksoze dhe pse në agjencinë e të ardhurave në Itali ata rezultonin të papunë.