Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani u tregua kritik për disa qendrime apo nisma të qeverisë Rama. Në studion e lajmeve të Ora News, Manjani u ndal fillimisht në debatin e krijuar mes shtetit shqiptar dhe atij grek për kishën që u prish në Dhërmi.
Manjani: Për mua është debat i pavënd, kemi një Kushtetutë që e ndan shetin nga kisha, nga kleri. Këto nuk janë çështje të shtetit, as qeverisë dhe as më pak të qeverisë greke.
Manjani u shpreh kundër fasadës së re të Kryeministrisë, por dhe projektin për parkun e liqenit të Tiranës.
Manjani: Unë nuk i hyj fare projektit, jam i pikëpamjes se aty nuk duhet ndërtuar. Në hapësirën e Liqenin Artificial nuk duhet lejuar ndërtimi, pikë. Mezi e pastruam atë pjesën aty ur erdhi Papa, morëm një vendim si qeveri për ta pastruar atë zonë, e pastruam. tani pse duhet të vendosim ta ndotim prapë.
Ndërkohë nënkryetari i LSI shprehu hapur kundërshtinë e tij për çështjen e mbledhjes së taksave vendore dhe shkrirjen e policisë bashkiake.
Sipas Manjanit përpara se të merren vendime të tilla duhet të bëhen konsultime të gjera.
Por a përfaqësojnë deklaratat e Manjanit, qëndrimin e LSI?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/manjani-debati-per-kishen-i-pavend-te-liqeni-nuk-duhet-ndertuar-pike/