A1 Report - Konferencë botërore për paqen 450 personalitete vijnë në Tiranë

2015-09-04 0

?Paqja është gjithmonë e mundur? është konferenca ndërkombëtare që Komuniteti i Sant Exhidios, një nga komunitetet katolike më me influencë në botë, do të sjellë nga data 6 deri në 8 shtator në Tiranë.

Personalitetet më të larta, ekspertë të feve, përfaqësues fetarë nga e gjithë bota do të flasin në Tiranë për Paqen dhe mundësitë e realizimit të saj në botë, në vendet e prekura edhe sot nga konfliktet.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë është në frontin e parë të këtyre organizimeve. Denada Dibrën, Drejtoreshë e Politikave të përkujdesit shoqëror dhe shërbimeve të integruara në MMSR duke folur për A1 Report për këtë aktivitet tha se, në tre ditë Tiranë do të jetë ?qendër e botës? duke shtuar se ky ësthë një aktivitet i rëndësishëm për Shqipërinë.

Dibra thotë se, ky aktivitet zhvillohet që prej vitit 1986, kur Papa Gjon Palit II foli për Paqen në qytetin e Asisit, vendlindja e Shën Françeskut në Itali.

Mbi arsyen se përse u përzgjodh Shqipëria, Dibra u përgjigj: ?Njihet si vendi i paqes, tolerancës fetare. Është shembull se si mund të ketë bashkëjetesë fetare kaq të mirë dhe të harmonizuar?.

Drejtoresha e MMRS bëri me dije se në aktivitet do të jenë të përfshirë të katër komunitetet fetare të cilët do të promovojnë paqen, tolerancën dhe dialogun.

?Në shtator në Belgjikë, u shpall që Tirana do të ishte vendi ku do të organizohej për të promovuar vlerat dhe traditat e Shqipërisë?, shprehet Dibra duke bërë të ditur se do të jenë 4 mijë të ftuar mes të cilëve 450 personalitete.

Në aktivitetin për organizimin e të cilët puna ka nisur prej 10 muajsh do të marrin pjesë zv.presidenti i Komisionit Evropian, ministri i Jashtëm i Italisë, zv.ministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit në Gjermani, ish-presidenti i Komisioni Evropian, Romano Prodi, presidenti i Malit të Zi, etj.

?Në datën 8 të gjithë krerët e besimeve fetare dhe liderët do të bashkohen në bulevard ku do të bëjnë marshimin e paqes. Më pas liderët e besimeve do të nënshkruajnë një apel për paqe?, u shpreh Dibra.

Free Traffic Exchange