Sot aksioni i pastrimit, Veliaj: Në mbrëmje Tirana do të jetë më e pastër

2015-09-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nis aksioni i ndërmarrë nga bashkia për pastrimin e kryeqytetit. Qindra vullnetarë janë angazhuar në aksionin e gjerë për pastrimin e Tiranës e bashkë me ta edhe administrata e bashkisë, ushtria dhe shoqëria civile.
Aksioni u paralajmërua një muaj më parë nga kreu i bashkisë Erion Veliaj i cili sot është edhe vetë në krye të këtij aksioni, që ka nisur në Farkë e do vijojë të ndjekë grupet në terren në njësinë numër 8, e më pas te njësia numër 4. Gjitashtu në terren janë edhe nënkryetarët e bashkisë dhe 24 administratorët.
Nga Farka Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që secili të japë kontributin e vet, që në mbrëmje të kemi një Tiranë të pastër.
Veliaj: ?Secili te japë kontribut në lagjen e tij, të angazhohet të paktën një orë. Do t?i përdorim të gjitha mjetet gjobat, kompanitë e pastrimit. Sot në mbrëmje Tirana do të jetë më e pastër?
Aksionit qytetar për pastrimin e Tiranës i bashkohen edhe 8 gra të cilat vuajnë dënimin në IEVP ?Ali Demi?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sot-aksioni-i-pastrimit-veliaj-ne-mbremje-tirana-do-te-jete-me-e-paster/

Free Traffic Exchange