Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas reagimit të kreut të grupit të LSI, ka ardhur reagimi edhe i Kryeministrisë lidhur me akuzat e selisë blu për kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Përmes një komunikate për mediat Drejtoria e Komunikimit prane Qeverise shqiptare, sqaron se ?Ne daten 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kerkuar nje koment te Kryeministrit te Republikes lidhur me disa pretendime, te pashoqeruara me fakte, qe gazetarja ngrinte per Kryetarin e Kuvendit?.
Per te verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i eshte drejtuar zyres se Avokates se Shtetit, e cila eshte vene ne kontakt me studion ligjore ?Clifford Chance?.
Sipas Kryeministrisë, perfaqesuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer kete pergjigje:
?Ndryshe nga ajo qe disa gazetare duket se pretendojne, OSHEE ne deklarimet e ceshtjes ne arbitrazh kunder DIA Ltd nuk ka permendur emrin e zotit Ilir Meta si perfitues i transfertave bankare apo ndonje praktike tjeter korruptive qe lidhet me marreveshjen per mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.rom?.
Më herët, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta si përfitues i shumave të vjedhura nga kompania e Kastriot Ismailaj, e kontraktuar për mbledhjen e borxheve të CEZ.
?Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën. Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze.Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri.Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre. Por kjo është e papranueshme për ne, është e papranueshme për qytetarët shqiptarë? tha Basha.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kryeministria-oshee-nuk-ka-permendur-mete-si-perfitues-te-transfertave/