Fituesit në Universitete, Regjistrimet online nisin nga 4 shtatori, Drejtësia program më i preferuar

2015-09-03 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjensia Kombetare e Provimeve ka publikuar listën e fituesve për në Universitete. Janë mbi 18.800 maturantët fitues në këtë fazë të parë që do të nisin studimet e larta. Autoritetet e Agjensisë Kombëtare të Provimeve thonë se programi i drejtësisë është më i preferuari, duke u ndjekur nga anglishtja dhe shkencat sociale.
Mbi 18.800 maturantë fitues do të nisin këtë vit studimet e larta në 280 programe studimi. Agjensia Kombëtare e Povimeve publikoi fituesit ndërsa nga 4 shtatori ata do të nisin regjistimin online.
Në rast se ky regjistrim i parë në programin fitues nuk do të kryehet, personat humbasin përfundimisht të drejtën për tu ulur në auditore universitare.
Edlira Bellova: ?Këta fitues duhet të bëjnë regjistrimin online që fillon nga 4 shtatori deri në 9 shtator. Regjistrimi online kryhet në çdo mjedis ku ka akses interneti, ose në rastet kur studentët nuk arrijnë dot të logohen paraqiten në sekretaritë e Fakulteteve përkatëse për të kryer regjistrimin paraprak. Bëj me dije se regjistrimi paraprak është shumë i rëndësishëm?.
Avokat ose juristë, mbetet profesioni më i preferuar nga të rinjtë dhe për këtë arsye programi i drejtësisë mban numrin më të lartë të regjistrimeve.
Edlira Bellova: ?Preferencat më të larta i takojnë fakultetit të drejtësisë, pastaj kemi programin anglisht, shkencave sociale, atyre të natyrës?.
Specialistja e AKP, Edlira Bellova, tha se maturanët të cilët nuk morën notë kaluese në sezonin e provimeve të maturës shtetërore kanë një shans të dytë për të qënë në universitet nëpërmjet plotësimit të formularit A3.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/regjistrimet-online-nisin-nga-4-shtatori-drejtesia-program-me-i-preferuar/

Free Traffic Exchange