Qeveria gati në Kuvend ndryshimet ligjore: Për kasën jo më gjobë, konfiskim malli

2015-09-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas aksionit në terren kundër bizneseve të paligjshme, qeveria do të ashpërsojë gjobat për të gjithë subjektet që nuk përdorin kasën fiskale dhe nuk japin kuponin tatimor. Brenda shtatorit, ekzekutivi do të çojë për miratim në Kuvend një paketë të plotë ligjore, ku parashikohen ndryshime në disa ligje që nuk prekin vetëm Ministrinë e Financave dhe strukturat në varësi të saj, por gjithsej 6 dikastere. Bizneset pa kasë, nuk do të gjobiten, por do t?iu konfiskohet malli.

Qeveria do të ashpërsojë gjobat ndaj bizneseve që nuk përdorin kasën fiskale dhe nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Ndryshimet ligjore janë hapi i dytë që do të ndërmarrë ekzekutivi, në përpjekje për të ulur evazionin dhe ekonominë informale.

Brenda shtatorit, qeveria do të dërgojë për miratim në Kuvend një paketë të plotë ligjore, ku parashikohen ndryshime në disa ligje që nuk prekin vetëm Ministrinë e Financave, por gjithsej 6 dikastere.

Mes tyre është edhe ashpërsimi i gjobave për bizneset që nuk regjistrojnë xhiron që bëjnë nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimit të kuponit.

Kështu, nëse në legjislacioni aktual parashikohet që herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, denohesh me gjobë 50 000 lekë; me ndryshimet që do të bëhen, subjektit do t?iu konfiskohet malli.

Ashpërsim të penaliteteve do të ketë edhe për shkeljet e tjera, si një përpjekje për ta vendosur biznesin e paligjshëm në shina.

Në deklaratat e tij publike kryeministri Rama ka shprehur qartazi qëndrimin se mospagimi i taksave do të konsiderohet vepër penale dhe do të dënohet me burg.

Kjo masë u parashikua në ndryshimet që iou bënë ligjit ?Për procedurat tatimore? ne dhjetor të 2014-ës, por nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani.

Ndryshimet ligjore që do t?i propozohen Kuvendit po koordinohen nga grupi i ngritur në Kryeministri për reformën kundër infornalitetit, i cili po ndjek edhe zbatimin në terren të aksionit.



Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-gati-ne-kuvend-ndryshimet-ligjore-per-kasen-jo-me-gjobe-konfiskim-malli/