Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e tretë të aksionit ndaj informalitetit, qytetarët pohojnë se ka ende biznese që nuk e japin kuponin tatimor, ndërsa thonë se ata vetë janë ndërgjegjësuar për marrjen e faturës.
Në Shkodër, janë të ndarë për efektin e aksionit, teksa thonë se ka subjekte që shesin pa faturë.
Në Korçë, konsumatorët e cilësojnë pozitiv aksionin e qeverisë ndaj biznesit informal.
Lezha është një nga qarqet ku qytetarët janë spektik për aksionin, ndërsa kundërshtojnë penalitetet ndaj tyre nëse kapen pa kupon tatimor.
Në Durrës, qytetarët shpjegojnë se ua kërkojnë kuponin subjekteve ku marrin shërbim.
Në Lushnje grupet e kontrollit të tatimorëve kanë informuar bizneset për proçedurat ligjore që duhet të ndjekin.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, blerësi që rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes dënohet me një gjobë prej 1000 lekësh.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pajisja-me-kupon-qytetaret-para-ligjit-te-jemi-te-barabarte-e-dime-per-penalitet/