Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Në arsimin profesional janë regjistruar 2000 nxënës, nga të cilët 750 në Tiranë?. Kështu ka deklaruar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi në një takim me drejtues të bizneseve dhe me drejtorë të shkollave profesionale.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i ka bërë apel të gjithë bizneseve që të bashkëpunojnë për realizim sa më të mirë të reformës në arsimin profesional. Klosi tha se synimi është që 50% e mësimit të zhvillohet në shkolla dhe 50% në biznese.
Blendi Klosi: Që shkollat të jenë aktraktive duhet ti kushtohet vëmendje bashkëpunimit me biznesin lokal që nxënësit të zhvillojnë praktikat e tyre në këto biznese. Do ti kërkojë kryetarë të bordeve të bizneseve të jemi bashkë në lartësinë e misionit që kemi marrë përsipër. Kërkoj nga ju që ashtu sic i kushtoheni biznesit tuaj, ti kushtoheni edhe arsimit profesional. 70% e mësimit rrealizohet në shkollë dhe 30% në biznes, mua kjo më duket e mirë, por është larg objektivit tonë që 50% të bëhet në shkollë dhe 50% në biznes.
Po ashtu ministri Klosi, bëri edhe një thirrje për të mëbshtetur me bursa në arsimin profesional të fëmijët që vijnë nga shtresat në nevojë. Ai kërkoi që lista e nxënësve që vjen nga Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve të jetë prioritet për punësim.
Blendi Klosi: Çdo reformë e ndërmarrë do të jetë e mangët nëse ju drejtorët e shkollave nuk do të jenë në cdo orë mësimi, për një shkollë të denjë. Vëmendje të vecantë duhet ti kushtoni rritje te aksesit të arsimit profesional të grupeve që janë në nevojë. Listat e ardhur nga Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijëve duhet të jenë në listën e para tuaj që ata të punësohen. Të mbështesim me bursa studimi ato degë që janë të kërkuara. Do të mbështeten me bursa nxënësit nga juglindja dhe verilindja.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ministri-klosi-bizneset-te-bashkepunojne-me-arsimin-profesional/