Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orës 07:00 ka nisur dita e dytë e operacionit masiv antikanabis në zonën e Dukagjinit. Policia e Shkodrës njofton se operacioni sot do të shtrihet në fshatrat Kasnec,Mgullë, Xhan, Poq dhe Kir të njësisë administrative Pult.
?Deri tani janë evidentuar 34 parcela me 3.780 bimë. Në terren veprojnë 400 forca policore të ndara në 25 grupe pune. Në operacion veprojnë forcat speciale Renea, Fnsh-të dhe policia lokale Shkodër. Operacioni drejtohet nga Drejtori i FLO dhe Drejtori i Policisë Shkodër. Forcat gjatë natës janë dislokuar në zonën e Pogut? thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme blutë kanë shkatërruar 173 parcela me 32.676 bimë kanabis në territorin e fshatrave Plan,Gjurë,Kujë dhe Temal.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vijon-operacioni-ne-dukagjin-vetem-ne-mengjes-u-asgjesuan-34-parcela/