Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke konsumuar një kafe në një prej lokaleve në zonën e ish- Bllokut së bashku me drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj dhe drejtorin e komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.
Më pas Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve
Zoti Rama e morët kuponin tatimor?
Po, e mora.
Dua shumë thjesht të shpjegoj që e gjithë përpjekja për ta përshkruar këtë operacion historik si një operacion kundër të vegjëlve është një përpjekje sa injorante, aq edhe hileqar, ose të dyja bashkë. Sepse, në fakt, duke marrë kuponin tatimor ne mbyllim shtegun për evazionin e të mëdhenjve.
Faktikisht, nëse në Shqipëri sot, po marrim një mesatare shumë të thjeshtë, pihen 1 milionë kafe dhe shishe uji në ditë dhe marrim një çmim shumë mesatar, me ulje, një mijë lekë (të vjetra), e dini sesa është shumë që shkon në drejtim të paditur në vend se të shkojë në arkën e shtetit, për t?ju kthyer individit si qytetar në formën e investimeve dhe të shërbimeve? Është 61milionë dollarë vetëm nga kjo. Ku shkojnë këto 61 milionë dollarë? Këto shkojnë në drejtim të paditur dhe janë evazioni i madh, nuk janë thjesht e vetëm evazioni i vogël i kafes. Nga ana tjetër, edhe vetë të vegjlit kanë një interes në këtë rast që ta japin kuponin, sepse ulin barrën në të cilën përfshihen praktikisht bashkë me qytetarin për shkak të të mëdhenjve.
Mirëpo duke ardhur tek pika fundore, ne praktikisht bllokojmë prurjet që vijnë nga burimet e mëdha të evazionit që janë kompanitë e mëdha, që janë furnizuesit e mëdhenj, që janë ata që tregtojnë me shumicë mallrat e vlerës, apo mallrat e konsumit të përgjithshëm.
Është shumë e thjeshtë dhe për këtë arsye marrja e kuponit tatimor është sot një detyrim patriotik për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë, që financat tona publike të fuqizohen ashtu siç nuk e imagjinojmë dot sot dhe pastaj ne të keni mundësi që të bëjmë shumë më tepër investime, për shkolla, kopshte, çerdhe, infrastrukturë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha kemi mundësi të ulim taksat dhe të rrisim rrogat për të gjithë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-inspekton-ne-terren-e-nis-diten-me-kafe-dhe-merr-kuponin-tatimor/