Rreth 40 dynym kullota dhe disa parcela me patate janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Shishtavec të Kukësit pasditen e sotme.
Ky fakt konfirmohet nga banorë të zonës, të cilët pohojnë se zjarrvënia dyshohet se është e qëllimshme.
Për shkak të afërsisë drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse nga Dragashi i Kosovës.
Zjarrëfiksja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur puna për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Ndërkohe edhe banorët e zonës po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit.