Statistikat e akuzës, Prokuroria: Në 6 muajt e 2015, proçeduam më shumë zyrtarë për korrupsion

2015-09-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka publikuar statistikat në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke folur me shifra pozitive kryesisht në proçedimin e rasteve të korrupsionit me funksionarët publike dhe ato të sistemit të drejtësisë.
Procedimet penale për veprën e korrupsionit pasiv të personave publike dhe korrupsionit në radhët e drejtësisë, janë rritur ndjeshëm.
Në të dhënat statistikore të publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme, rezulton se në 6 mujorin e vitit 2015 janë regjistruar 2.5 herë më shumë procedime se në të njëjtën periudhë të një viti më parë lidhur me veprën penale ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-e-pergjithshme-forcim-luftes-kunder-korrupsionit-dhe-krimit-te-organizuar/